Plagosja me thikë e 20-vjeçares në “Qytetin Studenti”, sherri mes vajzave për një djalë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 16:10

Tashmë është bërë mëse e zakonshme që sherret në rrugë të ndodhin edhe mes vajzave. Një ngjarje e rëndë ndodhi së fundmi në Tiranë, ku një 18-vjeçare goditi me thikë një 20-vjeçare. Ndërkohë, tashmë është bërë me dije shkaku. Arsyeja? Si në shumicën e rasteve çështja e të dashurve.

Sherri për pak i kushtoi jetën 20-vjeçares në zonën e “Qytetit Studenti” e cila përfundoi në spital. Sipas gazetarit Aldo Kozarja, 18-vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.

Fatmirësisht Aurora ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë. Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit