Tragjike! Vajza 7-vjeçare sulmohet për vdekje nga një tufë qensh endacakë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 18:34

Një vajzë shtatëvjeçare në Rusi është vrarë nga një tufë qensh endacakë teksa po kthehej në shtëpi nga shkolla.

Margarita Kanorskai, 7 vjeç e cila u sulmua nga tufa e qenve ishte fëmija e vetëm i pilotit të Forcave Ajrore Ruse, Major Anton Kanorsky, i cili u nderua me një medalje në vitin 2016 nga Vladimir Putin për trimërinë e tij në Siri.

Τραγωδία στη Ρωσία: Αγέλη αδέσποτων σκύλων κατασπάραξε 7χρονο κορίτσι - Ήταν  κόρη ήρωα πιλότου - Newsbomb - Ειδησεις

Ndërsa zemërimi shpërtheu në fshat për dështimin e zyrtarëve për të dëgjuar paralajmërimet për tufat e dhunshme të qenve, guvernatori rajonal Aleksandër Osipov nxitoi në zonë për t'u përpjekur të qetësonte banorët.

“Ligji rus nuk i lejon zyrtarët lokalë të largojnë qentë endacakë nga komunitetet.”-tha Aleksandër Osipov.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit