Emigranti shqiptar nga Italia: Festoni, por mos harroni të protestoni për familjet tuaja!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2023, 23:05

Ndodhemi pothuajse një ditë larg Vitit të Ri 2024 dhe një emigrant nga Italia shkruan në redaksinë e JOQ Albania për të bërë një thirrje të rëndësishme.

Ai tregon se këtë fundvit nuk mundi të kthehej në atdhe për të festuar festën, por që dëshiron që çdo shqiptar dhe emigrant të ngrihet në protestë.

Qytetari thekson se përvçse duhet të festojmë, gjithashtu duhet të kthejmë sytë tek skamja e varfëria që ka pushtuar Shqiëprinë.

QYTETARI SHKRUAN:

Përshëndetje JOQ-Albania, Jam një emigrant ju shkruaj nga italia, për disa arsye nuk munda te kthehesha pran familjes për të festuar vitin e ri, Por do doja ti bëjë thirrje çdo Shqiptari dhe Emigranti, që vërtet e ndjen vetën shqiptar pa ngjyra partie veq Kuq e Zi, me që jan kthyer për të festuar me familjet e tyre bashkohuni me familjet tuaja dhe ju gjith bashkë, protestoni nje herë të pamvarur nga politika protestoni për Familjen tuaj që do e lini prap aty e do vini ne emigrim, do i lini përsëri me skamjen dhe varfërin që nuk e meritojn ta vuajn, ata po bejn SHOË çdo dit e prap ata jan që na vjedhin çdo dit, e ne ecim pas tyre sikur mos ketë ndodhur asgjë, Joo bollë kqn vjedhur, është viti 2024 u bën 34 vjet demokraci të njëtit na vjedhin të njëjtë po na largojn nga familja jan po ata të njëjtë që vjedhin edhe lekët tona me taksa sepse ne jemi ata qe sjellim para tek familjet tona e ata na i vjedhin lekët tek Çmimet e çdo gjeje Tek Nafta, Uji, Drita, Ilaçe, Ushqime, etj.
Sa për ta mbyllur Gëzuar festat krejt shqiptarve pa ngjyra partish veq shqipet Kuq e Zi, ju falenderoj nëse e ndani kët mesazh. Gëzuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit