E kapi plumbi qorr, italiania akuzon se dy patrulla policie nuk i dhanë ndihmë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.01.2024, 19:11

Një skandal i vërtetë është publikuar në median italiane SKYTG24 në lidhje me rastin e paprecedent ku një turiste italiane u godit nga një plumb qorr natën e ndërrimit të viteve në mes të Tiranës.

Ngjarja e rëndë, e pamendueshme për çdo kryeqytet europian, nxori zbuluar punën e keqe të policisë për sa i përket ruajtjes së rendit dhe parandalimit të përdorimit të armëve.

Por jo vetëm kaq, avokati i turistes italiane, publikuar nga media italiane e mësipërme, hedh akuza të rënda ndaj Policisë Shqiptare.

Sipas tij, dy patrulla policie refuzuan të jepnin ndihmë ndaj zonjës së plagosur, pavarësisht se atyre iu kërkua ndihmë nga bashkëshorti i saj.

Turistja italiane ishte me pushime në Tiranë kur duke ecur bashkë me bashkëshortin e saj, befas u godit nga një plumb qorr që i preu veshin, me pas e goditi në fyt dhe në fund i shpoi edhe mushkërinë.

Për ironi të fatit ngjarja e rëndë ndodhi fare pranë Ministrisë së Drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit