Morgu nuk është më i të vdekurve por i hajdutit Bledar Xhemali

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.01.2024, 21:39

Bledar Xhemali është prej disa kohësh drejtuesi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i njohur shkurt si morgu. Janë të shumtë artikujt tonë që kanë demaskuar këtë individ në lidhje me vjedhjet galopante që ka bërë nëpërmjet tenderave të organizuara në emër të institucionit të tij.

Pa skrupuj dhe pa asnjë pendesë, Bledar Xhemali ka vjedhur dhe vazhdon të vjedhë edhe të vdekurit me tenderat që organizon në emër të tyre. Në rastin më të fundit ai ka shpërdoruar gati 600 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH në një tender me objekt “Shtim kati dhe rikonstruksion i IML-së dhe morgut”.

Tenderi që mban numrin e referencës REF-84253-10-18-2023, ka si fond limit shifrën 56,629,136 lekë të reja pa TVSH ose gati 680 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Po ku qëndron vjedhja në tendering e sotëm?

Nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se kanë marrë pjesë në procedurë vetëm re kompani apo bashkime të tyre. Nga këta, fitues është shpallur bashkimi i kompanive Rafin Company në pronësi të Renido Petritaj dhe Ndregjoni në pronësi të Xhetan Ndregjoni.

Ky bashkim kompanish ofroi rreth 45 milionë lekë të vjetra me TVSH më shumë se një tjetër kompani pjesëmarrëse, por ky fakt nuk i ka bërë aspak përshtypje Bledar Xhemalit i cili i ka shpallur fitues për vlerën 600 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo shifër ndërkohë është sa 90% e fondit limit, duke rritur më tej dyshimet se fituesit diheshin që në fillim dhe se kanë ndarë valixhet me Bledar Xhemalin për t’u shpallur fitues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit