Blendian Dalipi vjedhje me lopatë, i jep 500 MLN firmës që dha më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.01.2024, 21:01

Blendian Dalipi të nderuar miq po na rezulton përditë se është njëri ndër batakçinjtë më të mëdhenj në Shqipëri. Shifrat që ai shpërdoron në një hapësirë tepër të shkurtër kohore, janë për të vendosur duart në kokë e për të vrapuar si i çmendur rrugëve me baltë të Tiranës.

Drejtuesi aktual i OSSH sapo ka bërë rrush e kumbulla 500 milionë lekë të tjera nga taksat tona në një tender kryekëput abuziv. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-87152-11-10-2023 dhe me objekt "Rikonstruksion kabina dhe Linja TU me kabëll ABC për fiderat Kardhiq dhe Lunxhëri, Nst.Gjirokastër 110/35/6 kv”.

Tenderi në fjalë ka si fond limit shifrën 44,339,816 lekë të reja pa TVSH ose gati 530 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por mjafton të shohim dokumentat e tij që të bindemi se kemi të bëjmë me vjedhjen e radhës nga Blendian Dalipi.

Vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 6 kompani. Nga këto, njëra ka marrë pjesë duke ofruar vlerë zero. Dihet qartë se në një tender normal nuk ka asnjë arsye pse një firmë duhet të marrë pjesë duke ofruar zero lekë përveçse në rastin kur mërr pjesë sa për numër.

Nga ana tjetër Blendian Dalipi ka shpallur fituese firmën që ka dhënë ofertën më të lartë, pavarësisht se 5 kompani ofuan shifra më të ulëta. Bëhet fjalë për firmën GRIALD në pronësi të Gëzim Halili, e cila ka ofruar 41,072,294 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Duke parë se kjo shifër është sa 93% e fondit limit, bindemi Akoma më tej se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar dhe me një vjedhje të hapur nga Blendian Dalipi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit