Jorgo i Himarës bën rrush e kumbulla 300 milionë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.01.2024, 21:54

Jorgo Goro, kryetari aktual i Bashkisë Himarë, ndonëse pak më rrallë, nuk qëndron pas “kolegëve” të tjerë në krye të bashkive të vendit. Sapo i jepet mundësia, Goro nuk ka turp të organizojë tendera me fitues të dyshimtë të cilat janë shpërdorim i pastër i fondeve publike të buxhetit të shtetit.

Në rastin konkret ai ka bërë “rrush e kumbulla” plot 300 milionë lekë të vjetra me TVSH në një tender që ka si objekt “Rikonstruksioni i rrugës dhe sheshit të varrezave të reja, Himarë”. Për këtë procedurë është caktuar si fond limit vlera 25,000,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 300 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Por nse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi dalin në pah edhe “të pabërat”. Rezulton se në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, nga të cilat 3 kanë ofruar shifra më të ulëta sesa fituesit. Por pavarësisht kësaj, Jorgo i Himarës ka shpallur fitues bashkimin e kompanive “IMPLEX” në pronësi të Sofokli Goga & Xhesilda Minga dhe “KOLA INVEST” në pronësi të Sofokli dhe Jani Kola.

Oferta e tyre është në vlerën 23,881,141 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Dyshimet e forta për abuzime në këtë tender, i shton më shumë edhe fakti se vlera fituese është sa 96% e fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit