Asfalti i Rilindjes si “bombë me sahat”! Qytetari nga Patosi: Makinat me shpejtësi më kanë vrarë një mace dhe 10 pula

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.01.2024, 20:48

Në Shqipëri infrastruktura është në gjendje të mjerueshme, ku zonat ruale shfaqin probleme më të theksuara. Por edhe në rrugët ku ka investime, ato janë të paplotësuara duke u bërë burime potenciale aksidentesh.

Së fundmi një banor i fshatit Dukas në Patos denoncon për JOQ Albania se pas rregullimit të asafaltit në rrugën e unazës ruale, makinat ecin me shpejtësi skëterrë. Qytetari tregon se në rrugën e re nuk janë vendosur pengesa shpejtësie, duke bërë që makinat të përplasin një mace dhe po ashtu para dy javëve atij i janë vrarë 10 pula.

Ai thekson se banorët e zonës jetojnë me frikën se sa të dalin nga dera e shtëpisë mund t’i përplasë ndonjë makinë me shpejtësi marramendëse, që ia lejon ‘asfalti i rilindjes’. Në fund, denoncuesi thotë se i kanë bërë thirrje bashksisë që të marrë masa por kërkesat e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje Jam nje banor i fshatit dukas patos eshte asfaltuar rruga e unazes rurale dhe jemi te rrezikuar nga makinat sepse ecin makinat me shpejtesi shum te larte para pak minutash me kan vrare nje kafshe shtepiake mace dhe para 2 jave me kan vrare 10 pula Keni edhe foto nga vendi para shtepise. Jemi te rrezikuar me jeten ton kemi friken te dalim nga porta se mund te na vrasin Jemi ankuar Tek bashkia per pengesa por nuk e ve njeri ujin ne zjarr Ju lutem anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit