Si në kohët primitive, banorët e fshatit Zhulaj në Memaliaj mbushin ujë me gomar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.01.2024, 21:27

Një banor i fshatit Memaliaj ka denoncuar për JOQ Albania mungesën e ujit në zonën ku jeton. Ai ka dërguar një foto pranë redaksisë së JOQ ku duket se transporti i ujit bëhet me anë të një gomari që ngarkohet me bidonë.

Denoncuesi shton se janë të detyruar të procedojnë në këtë mënyrë duke qenë se shteti nuk u ka mundësuar të kenë një linjë uji. Ai thekson anomalitetin e kësaj situate, pra si mund të mbahet shtëpia, teksa sigurimi i ujit paraqitet si një sfidë e ngjashme me atë të kohëve primitive.

Kujtojmë që teksa ishte diskutim i marrëveshjes me Italinë, bashkia e Memaliajt shprehu gatishmërinë për të strehuar emigrantët. Duket paradoksale që teksa ende banorët e saj vuajnë për elementë bazikë siç është uji, kryebashkiaku i Memaliajt Albert Malaj e ka mendjen për ‘show’.

QYTETARI SHKRUAN:

Pershendetje JOQ Jam nje banor i fshatit zhulaj i bashkise Memaliaj. Mungesa e ujit ben qe une si banor i ketij fshati mar ujin ne kete menyre nga nje zone tjeter Ku shteti nuk na ka mundesuar te kemi dhe ne nje linje uji si te gjithe zonat e tjera por ja si mund ta mbajm shtepin me uji ne kete menyre falemimderit JOQ

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit