Ekskluzive/ Dyshohet se sulmuesit e shqiptarëve në Mal të Zi janë serbë të Bosnjes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.01.2024, 18:59

Ditën e sotme një denoncim i rëndë mbërriti pranë redaksisë së Joq Albania. Tre të rinj shqiptarë u sulmuan papritur në afërsi të Herceg Novit në mënyrë barbare nga 8 persona të panjohur të veshur me veshje ushtarake.

Të rinjtë ishin nisur për në Gjermani në rrugë tokësore, por sapo kanë zbritur nga trageti në afërsi të Herceg Novit të Malit të Zi, janë sulmuar nga personat e paidentifikuar të cilët i shkaktuan dëme të rënda dhe si pasojë përfunduan në urgjencë.

Nga burime ekskluzive për JOQ, mësohet se ministri Taulant Balla ka marrë kontakt me ministra të qeverisë së Malit të Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në afërsi Herceg Novi. Aktualisht policia e Herceg Novit po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar. Dyshohet se autorët janë serbë të Bosnjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit