“Një qen ka kafshuar 4 persona në Durrës, mes tyre një fëmijë dhe një e huaj”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.01.2024, 22:46

Edhe pse më 8 Tetor 2019, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Civil për mbajtjen e qenve agresiv pa maska në ambiente publike, ky ligj duket se nuk respektohet nga askush as në vitin 2023.

Ditën e sotme një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ku qytetari tregon se në zonën e Plazhit në Durrës një qen ka kafshur 4 persona.

Qytetari shkruan se ndër personat e plagosur nga kafshimi janë një fëmijë dhe një shtetase e huaj. Ai shton se bashkia e Durrësit duhet të marrë masat e duhura në mënyrë që të parandalohen këto ngjarje të rënda.

Qytetari shkruan:

Sot rreth ores 1:00 pm ne zonen e plazhit Durres, saktesisht zona midis Kamelia 3 dhe Dolce Vita, nje qen ka kafshuar 4 persona. Pas denoncimit ka ardhur policia, ambulanca pasi nder keta te sulmuar ka qene nje femije dhe nje e huaj. Mendoj se bashkia Durres e Kavaje duhet te marre masa pasi ky nuk eshte Turizmi qe ne duam...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit