Qytetari ankohet për rrugët e Veliajt: Makinat po çajnë gomat çdo ditë nga një gropë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.01.2024, 20:45

Edhe pse jemi në vitin 2024 gjendja e rrugëve në Tiranë vazhdon të jetë në mëshirë të fatit.

Të shumtë janë qytetarët që ankohen për rrugë të degraduara. Pranë redaksisë së JOQ Albania dita-ditës rastet ku shfaqen rrugë të prishura, me gropa, pa sinjalistikë rrugore dhe në përgjithësi rrugë të lëna rrugës shtohen.

Së fundmi, një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania problematikën me rrugën “Kadri Prishtina” në kryqyetet. Ai shkruan se pa hyre tek kjo rrugë ndodhet një gropë e konsiderueshme, e cila është bërë shkaktare për dëmtimin e makinave, duke iu çarë gomat.

QYTETARI SHKRUAN:

Prsh si kalut , doja me rraportu nje problem, Pa me u fut tek rruga kadri prishtina ne shina te trenit asht nje grop ku qajn gomat qdo dit njerzt,me e postu ndoshta do e riparon me ja hedh naj lopat zhavorr, do shpetojn shum njerz. Flm nqs e postoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit