Bardhjus Bushaj dhe Gjysho Merko, oligarkët e kullës tek liqeni kanë përfituar 56 Miliard Lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2024, 14:15

Janë përditësuar shifrat e frikshme të tenderimeve publike për kompanitë që kanë përfituar më shumë miliarda nga taksat e popullit gjatë vitit 2023 në bashkitë kryesore të vendit. Ajo që bie në sy nga grafikët është se klientët kryesorë të bashkisë Tiranë përditësohen sipas preferencave të Erion Veliajt.

Kjo gjë e bën fare të lehtë identifikimin e oligarkëve që duhet të japin llogari për verifikim të ardhurash e burimesh e po ashtu të vërtetojnë se nuk janë pastrues parash e “marioneta me fije të aktorëve të mëdhenj”.

Oligarkët e ndërtimit, pronarë të kullave në kryeqytet janë sërish në krye të listës me kompanitë e tyre që kanë fituar mbi 50% të tenderave të fituar me negociim të drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë. Këtë radhë kryeson bindshëm Bardhjus Bushaj dhe Gjysho Merko, oligarkët e kullës së liqenit me kompaninë e tyre “Ante-Group”.

Zotërues i 49% të aksioneve të kompanisë, Bushaj bleu aksionet e Ante Group nga Krenar Merko për rreth 1 milionë dollarë (!!!) Kjo kompani ishte zotëruese e aksioneve të kompanisë “LION CONSTRUCTION”, tek e cila Bushaj i bleu 75% të aksioneve trashëgimtarëve të pronarit pas vdekjes së Merkos për 129 milionë lekë.

Pjesa tjetër e aksioneve i mbeti trashëgimtarëve të Krenar Merkos, kryesisht Gjysho Merkos djalit trashëgimtar, por edhe këtë të fundit Bushaj e nxori jashtë loje fare kollaj. Iu desh vetëm një javë të bëhej pronar i 100% të aksioneve të “LION CONSTRUCTION” për 150 mijë dollarë. Kompanisë që ka ndërtuar kullën tek liqeni me të njëjtin emër.

“Ante Group” ka përfituar 9 tendera kryesisht me objekt pastrimin e Tiranës, si operator i vetëm nga Erion Veliaj, me vlerë mbi 7.5 Miliard Lekë, 7 prej tyre me NEGOCIIM TË DREJTPËRDREJTË (procedurë prokurimi e ndaluar që pas burgosjes të disa kryebashkiakëve në Shqipëri).

Kjo shkelje do të thotë se Veliaj dhe miqtë oligarkë të kullës, Bushaj dhe Merko janë direkt për burg. Bardhjus Bushaj dhe Gjysho Merko janë kthyer në zëvendësuesit e Shkëlqim Fushës, ish-të preferuarit të Veliajt në sporti e pastrimit të parave të popullit.

Por paratë publike me shifra të frikshme dhuruar kësaj kompanie nga pushteti lokal, vendor apo institucione shtetërore nuk kanë fund. 56 Miliard Lekë i janë dhënë Ante Group nga viti 2019-2023 për shërbime të ndryshme nga Thesari i Shtetit.

Pyetja që bie është, paratë e kujt pushtetari po pastron Bushaj dhe Merko?! Përgjigjen pritet ta zbulojë Gjumashi i SKAP… po u ngrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit