E goditi makina te vizat e bardha sapo doli nga puna, Merita nuk ia del

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.01.2024, 21:25

Për fat të keq e reja Merita Ferracaku nuk ia doli dot, pavarësisht ndihmës së gjithë shqiptarëve. Lajmin fatkeq e kanë konfirmuar koleget e saj mbrëmjen e sotme. Vetëm 5 ditë më parë u njoftuam nga miqtë e të afërmit se Merita ishte aksidentuar nga një automjet në Tiranë dhe kishtë nevojë për gjak pasi ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Të panumërt ishin shqiptarët që vrapuan ta ndihmonin duke dhuruar gjak. Sipas kolegeve të saj, Merita u godit tek vizat e bardha nga një makinë sapo doli nga puna pranë ish-Poligrafikut në rrugën “Ali Demi” rreth orës 23.00 të darkës.

Sipas tyre, policia dhe mediat kanë fshehur ngjarjen dhe personi që e aksidentoi nuk është në burg dhe as i ka dalë emri në media. Koleget shprehen se Merita ka nevojë për drejtësi!

Në vijim mesazhi që ka mbërritur pranë Joq Albania:

Pershendetje Joq. Une jam kolege e Merites. Nje person ka goditur me makine kolegen time diten e diel data 14/01 dhe e aksidentuara ka nderruar jete sot ne spital… Lajmi nuk eshte bere publik ne asnje vend… Policia ka fshehur ngjarjen.. Dhe shoferi eshte ne arrest shtepie. Doja t’ju njoftoja qe Merita nderroi jete sot sepse goditja ishte shume fatale. Dhe nga infot qe kam nga familjaret, dhe ajo qe na ben pershtypje eshte pse djali qe e aksidentoi eshte i lire dhe pse nuk i doli emri kurre ne media. Ne asnje televizion dhe asgjekundi. Merita ka qen te vizat e bardha. Perderisa nderroi jete, goditja ka qene e madhe per shkak te shpejtesise. Dhe personi vazhdon te jete anonim. Policia nuk ka deklaruar emer. Merita ka nevoje per drejtesi! Merita ka mbaruar punen ne oren 11. Dhe ate nate ka qene duke ikur ne shpi ne kembe. Ngjarja ka ndodhur te poligrafiku ne Ali Dem. Tek S quhet. Eshte nje kthese ku jane dhe vijat e bardha. Duke kaluar rrugen djali e ka perplas. Madje as policia se ka nxjerr. Asnje media nuk e ka nxjerre. Merita ka pas pak familjare ketu dhe ata qe kane qene i kane qendruar prane ne spital. Familjaret me aq sa di po i kerkojne pamje lokalit aty prane po akoma nuk kemi asgje. Normalisht duhej te merrej policia por nuk jane marre me kete rast sepse thuhet qe kane dhene lek. Madje babi atij djalit ka shku ne spital me nje zarf ne dore dhe ne menyre shume arrogante u eshte drejtuar familjareve qe une makinen e kam nxjerre dhe djalin e kam ne shpi.

Ndërkohë vetëm pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar me një njoftim për mediat edhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila me sa duket e ka patur për turp të përmendë emrin e JOQ ALBANIA dhe në vend të saj ka përdorur termin "në portale":

DVP Tiranë. Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen "Ali Demi", ju informojmë se: Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen "Ali Demi", në afërsi të shkollës "Kushtrimi i Lirisë", (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip "Skoda", që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool. Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë. Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit