Iu shemb skela e kullës mbi dy të pafajshëm/ Me sa mijë € e ka blerë shtetin oligarku Mand Lilo?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.02.2024, 08:33

Pak ditë më parë, dy kalimtarë, një i moshuar dhe një zonjë u plagosën rëndë pasi një skelë u shkëput nga kantieri i një kulle në bulervardin "Gjergj Fishta" dhe i zuri poshtë.

Disa burime për JOQ sqaruan se i moshuari i plagosur ra nga skela, ishte i veshur me pantallona pune të bëra pis me beton ndërtimi e pluhur, ky i fundit u fut në operacion duke luftuar për jetën pasi moti plagë të rënda në kokë e u mbulua në gjak. Gruaja po priste të kalonte semaforin tek vizat e bardha kur i ranë mbi kokë skela e veglat e rënda të punës duke i thyer kështu kockat e fytyrës.

Kjo kullë që mban emrin “Corner Residence” po ndërtohet nga oligarku Armand Lilo, kunati i Fatmir Xhafës. Menjëherë pas kësaj ngjarje që përfundoi në pasoja tragjike, policia arrestoi inxhinierin e pallatit dhe dy punëtorë, ndërkohë që Armand Lilo vazhdon i qetë marrjen e lejeve për kulla në çdo cep të kryeqytetit.

Lilo ka arritur të bindë me mënyrat e tij origjinale autoritetet se kantieri i ndërtimit të kullës së tij plotëson të gjitha kushtet tekniko-ligjore sipas ligjeve të ndërtimit dhe ligjeve për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Lilo është siguruar që t'iu mbyllë gojën me para edhe kalimtarëve që u plagosën nga incidenti i rëndë. Mësohet se kunati i ish-ministrit Xhafa ka paguar heshtjen e të plagosurve, duke iu mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore.

Njërëzit kanë frikë të kalojnë në kullën e Mand Lilos, madje kthejnë kokën lart e të frikësuar hyjnë në semafor me të kuqe për t’i shpëtuar skelave që mund t’u zënë kokën.

Por një banalitet i vërtetë ka ndodhur me “sqarimin e ngjarjes” pasi ajo çfarë ndodhi shokoi opinionin publik.

“Ngjarja ka ardhur si pasojë e një aksidenti, por instancat ligjzbatuese kanë konstatuar se kantieri i ndërtimit plotësonte të gjitha kushtet tekniko-ligjore sipas ligjeve të ndërtimit dhe ligjeve për shëndetin dhe sigurinë në punë”,-shkruhet në shkrimin PR të mediave që ka paguar Lilo.

Në shkrim vijon hipokrizia teksa shtohet se dëmtimet e kalimtarëve ishin të lehta dhe se tani ata ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Fatmirësisht ky aksident ka shkaktuar vetëm dëmtime të lehta në dy kalimtarë të rastit. Të dy kalimtaret janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kanë lënë ambjentet e spitalit, prej disa ditësh tashmë.”

Ndër të tjera në shkrimin e mbushur me fjali cinike e mediokre shtohet se Lilo u ja paguar të plagosurve shpenzimet spitalore dhe jeta vazhdon…

“Të dhëna nga Spitali Universitar i Traumës raportojnë se shoqëria “Arlis Ndërtim” ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për dy të plagosurit lehtë dhe ka shprehur keqardhjen për situatën e shkaktuar në momentin e aksidentit”,-përfundon shkrimi PR i paguar nga Lilo.

Pyetja që bie është: A do kishte të njëjtën fytyrë Armand Lilo për të bërë një PR të tillë nëse nga kjo ngjarje do ishin shënuar viktima?!

Në këtë rast oligarku nuk do kishte paguar dot as shpenzimet spitalore dhe ndjesa do ishte e pallogaritshme para një jete të humbur!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit