Jorgo i Himarës jep 400 milionë në tenderin e dyshimtë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.02.2024, 21:03

Jorgo Goro, kryetari i Bashkisë Himarë, vazhdon i qetë të organizojë njëri pas tjetrit tendera të dyshimtë. Duket se kryetar Jorgo nuk shqetësohet aspak nga SPAK dhe vazhdon pa probleme të shpërndajë taksat e qytetarëve të Himarës drejt e në xhepat e biznesmenëve që ofrojnë valixhen më të madhe.

Në rastin e sotëm do t’ju tregojmë se Jorgo Goro ka dhënë rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH në një tender të dyshimtë. Bëhet fjalë për procedurën që mban numrin e referencës REF-78646-08-30-2023 dhe ka si objekt “Rikonstruksion i rrugës Stefanel 7 8 ( 6/3-13)”.

Ndërkohë shikohet se fondi limit i këtij tenderi është në vlerën 41,666,666 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse shqyrtojmë dokumentat e kësaj procedure, do të vëmë re se kanë marrë pjesë në të 8 kompani, nga të cilat gjysma, pra 4 prej tyre, kanë ofruar shifra më të vogla sesa fituesi.

Pavarësisht kësaj, Jorgo nuk i ka marrë parasysh shifrat e ulëta, por ka shpallur fituese firmën ED KONSTRUKSION në pronësi të Alfred, Ramadan, Jorgjie dhe Eduart Ibrahimi. Oferta fituese është në vlerën 35,405,882 lekë të reja pa TVSH ose gati 400 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Vlen të përmendet se diferenca mes fituesit dhe firmave që ofruan më pak nuk janë të vogla, por shkojnë deri në rreth 80 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Siç duket Jorgos këto diferenca nuk i janë dukur të mëdha dhe ka vendosur që të shpallë fitues pikërisht firmën firmën ED KONSTRUKSION.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit