Dalipi i OSSH nuk njeh limit, i jep 700 MLN oligarkut me Maybach

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.02.2024, 22:00

Blendian Dalipi po rezulton së fundmi si një ndër shpërndarësit më të mirë të parave të shqiptarëve drejt duarve të oligarkëve. Tenderat e organizuara prej tij janë thuajse të përditshme dhe duket se nuk po u del kurrë fundi.

Janë tendera që kapin minimumi vlera prej qindra milionë lekësh e që për habi nuk ngjan se po hetohen nga SPAK, ndonëse vjedhjet e realizuara nga këto tendera janë të një shkallë të jashtëzakonshme.

Ndërkohë Blendian Dalipi, i sigurt se asgjë nuk ka për t’i ndodhur, vazhdon i qetë me abuzimet me tenderat. Kësaj radhe i ka dhënë plot 700 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH, njërit prej oligarkëve më të mëdhenj, Shpëtim Cingës të SHANSI INVEST.

Ky i fundit njihet edhe si “ujku i tenderave” për shkak të shifrave marramendase që ka fituar nga institucionet shtetërore. Në rastin konkret tenderi i fituar prej tij mban numrin e referencës REF-92165-12-27-2023 dhe ka si objekt “Ndërtimi i Fiderave 20 Kv,L10,n.St. Vlora 1 dhe Fideri J10 N.St. Vlora 2 për furnizimin e objekteve në Portin e Vlorës”.

Fondi limit është caktuar në vlerën 71,451,715 lekë të reja pa TVSH ose gati 850 milionë lekë të vjetra me TVSH. Abuzimi me tenderin vihet re haptazi, nëse do të shikojmë doumentacionin e tij. Shikohet se kanë marrë pjesë në garë 4 kompani, nga të cilat SHANSI INVEST i Shpëtim Cingës ka ofruar vlerën më të lartë.

Pra ndonëse tre firmat e tjera ofruan më pak, Blendian Dalipi i ka dhënë fronin e fitores, Shpëtim Cingës. Oferta fituese është në vlerën 66,370,776 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër nëse krahasojmë këtë vlerë me fondin limit, del se është sa 93% e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit