Ofroi shifrën më të lartë, spitali “Shefqet Ndroqi” i jep 800 MLN Shaqir Alcanit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.02.2024, 22:32

Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi” është implikuar në një tender tepër të dyshimtë për blerjen e druve për ngrohje. Ky institucion i drejtuar nga Silvana BALA, i ka dhënë plot 800 milionë lekë të vjetra me TVSH Shaqir Alcanit, pronarit të kompanisë ALCANI SHPK.

Sigurisht që drutë për ngrohje nevojiten, por kur blerja e tyre realizohet në mënyrë abuzive, janë qytetarët shqiptarë ata që vidhen pasi paratë e tyre përfundojnë në fakt në xhepat e drejtuesëve të institucioneve.

Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-91086-12-14-2023 dhe ka si objekt “Blerje lëndë djegëse për ngrohje, pellet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara”, me afat 24 muaj nga lidhja e MK.”

Fondi limit është në vlerën 64,889,034 lekë të reja pa TVSH ose gati 800 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shohim dikumentat e kësaj procedure vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm tre firma, ku ALCANI është shpallur fitues edhe pse dha ofertën më të lartë.

Madje njëra nga firmat pjesëmarrëse ka ofruar gati gjysmën e vlerës së ALCANI SHPK dhe përsëri nuk është marrë në konsideratë. Përfundimisht fituese është shpallur kompania e Shaqir Alcanit për vlerën 63,876,360 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Fakti që kjo vlerë është sa 98% e fondit limit, i shton akoma më tej dyshimet pë rnjë tender të manipuluar ku fituesi dihej që në fillim. Ndërkohë vlen të theksohet se Shaqir Alcani u denoncua se kishte kërcënuar pak kohë më parë një biznesmen që të tërhiqej nga një tender me vlerë 1 milionë euro. Por duket se jo vetëm nuk i hyri gjemb në këmbë, por vazhdon përsëri të fitojë tendera të dyshimtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit