EUROSTAT përmbys propagandën e Ramës, turistët e BE nuk na preferojnë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.02.2024, 21:38

Sipas statistikave të EUROSTAT, Zyrës së Statistikave të Bashkimit Europian, turistët e Bashkimit Europian që në fakt janë edhe më të pasurit dhe ata që harxhojnë më shumë, nuk na kanë në vendet e parë të preferencave të tyre të udhëtimit.

Sipas të dhënave për vitin 2022, janë publikuar 10 destinacionet kryesore jashtë BE të vizituara nga rezidentët e BE. Vihet re se Shqipëria vërtetë hyn në 10 vendet e para, por është e parafundit me vetëm 2% të preferencave.

Përqindjen më të madhe të preferencave e zë Mbretëria e Bashkuar me 20%, e ndjekur nga Turqia me 12%, Zvicra me 10%, SHBA me 9%, Norvegjia me 4%, Egjipti me 4%, Maroku me 3%, Bosnja & Hercegovina me 2%, Shqipëria me 2% dhe në fund Emiratet e Bashkuara Arabe me 2%. Ndërsa 32% i mbetur, janë të gjitha shtetet e tjera jashtë BE në total të vizituara nga rezidentët e BE.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit