Qytetari nga Vlora për djegien e plehrave: Shtëpitë mund të marrin flakë, tymi na pushtoi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.02.2024, 23:43

Një qytetar i bashkisë së Vlorës ka denoncuar situatën problematike me plehrat, duke ironizuar se falë “inceneratorëve”, ato përpunohen në mënyrën e duhur. Teksa na dërgon pamjet e djegies së plehrave, ai thekson se po rrezikohen banesat që ndodhen afër. Aq më tepër që djegia e tyre në formë primitive ka shkaktuar edhe tym masiv në zonën përkatëse.

Në mbyllje të denoncimit, ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme dhe të përgjegjshme nga autoritetet lokale dhe qeveria qendrore për të adresuar dhe zgjidhur këto çështje të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të Vlorës.

Qytetari shkruan:

Incereratort. E vlores funksionon normalisht plerat perpunohen, fal punes se pa lodhur , se bashkis vlor , faleminderit kryetar qe na frymzon te ikim sa me par na shqiperia Kan mar flan dhe rrezzzikojn te marin flak dhe shpit per rreth Pa folur per. Tymin qe Na ka pushtuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit