Karakaçi i OSHEE gostit Grigor Jotin me 450 milionë të tjera

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.02.2024, 22:17

Enea Karakaçi, administratori aktual i OSHEE, ka gostitur me plot 450 milionë lekë të tjera Grigor Jotin e INFOSOFT. Kohët e fundit institucionet në varësi të Belinda ballukut kanë shpërdoruar miliarda lekë në tendera tepër të dyshimtë, por për çudi duket se askush nga autoritetet përkatëse nuk është marrë me këto abuzime.

E natyrisht, në këto kushte, këto institucione në varësi të Ballukut, vazhdojnë të qetë me shpërdorimin e fondeve publike. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group sh.a me numër reference REF-92139-12-26-2023.

Objekti i tij është “Mirëmbajtjen e sistemit MAXIMO” dhe ka si fond limit shifrën 39,717,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 470 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse shikojmë dokumentat e kësaj procedure, vëmë re se kanë marrë pjesë vetëm tre operatorë në garë.

Nga këta, ndonëse dikush tjetër ka ofruar vlerë më të ulët, Karakaçi i OSHEE ka vendosur që tenderin ta fitojnë kompanitë e Grigor Jotit. Ai ka marrë pjesë në këtë tender me dy nga kompanitë e tij, “Info Business Solutions” dhe “INFOSOFT SYSTEMS” duke ofruar vlerën 37,997,496 lekë të reja pa TVSH ose gati 450 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Dyshimet se kemi të bëjmë me një tender abuziv shtohen akoma më shumë kur shikohet se vlera fituese është sa 96% e fondit limit të tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit