Nuk ndalet Nikolin Jaka, merr 1 milion euro nga Veliaj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.02.2024, 19:28

Nikolin Jaka duket se i është rikthyer fuqishëm tenderave në vlera të larta. Pas një periudhe relativisht të qetë ku ai thuajse humbi, tashmë nuk lë më t’i shpëtojë asnjë tender. Nëse vetëm pak kohë më parë ai mori rreth 140 milionë lekë nga Spitali Psikiatrik Vlorë, tashmë ka fryrë xhepat e tij me plot 1.1 milionë euro të tjera.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje bulmet, qumësht, kos, djath, gjizë” që ka si numër reference REF-89073-11-24-2023. Tenderi është orgnanizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë.

Fondi limit i këtij tenderi është caktuar në shifrën 98,862,691 lekë të reja pa TVSH ose gati 1 milion euro përfshirë TVSH. Duke shfletuar dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, shikohet se kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar pasi në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

Nga ana tjetër tenderi është cilësuar si një procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar. Nikolin Jaka ka marrë pjeë në këtë tender nëpërmjet kompanisë “A G S” e cila aktualisht figuron në pronëi të ish-gruas së tij Alma Tafani.

Oferta e dhënë prej tyre është në vlerën 93,923,205 lekë të reja pa TVSH ose gati 1 milion euro përfshirë TVSH. Ndërkohë kjo shifër rezulton të jetë sa 95% e fondit limit të tenderit, duke përforcuar në këtë mënyrë dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit