Arben Gjata shpërdoron 800 MLN në tender, edhe pse 11 firma ofruan më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.02.2024, 20:48

Arben Gjata është mjeku i cili doli para kamerave pasi operoi Edi Ramën nga apandesiti. Por përveç kësaj duket se merret edhe me tendera. Dhe jo tendera dosido, por tendera në vlera të frikshme. Duke qenë rektor i Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjata organizon edhe procedura të tilla të cilat siç do ta shikoni edhe në rastin konkret, janë tepër abuzive.

Kështu, rezulton se Universiteti i Mjekësisë Tiranë ka organizuar një tender me objekt "Rikonstruksioni i godinës së anatomisë". Procedura në fjalë mban numrin e referencës REF-91765-12-20-2023 dhe ka si fond limit vlerën 80,128,758 lekë të reja pa TVSH ose rreth 960 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse do të shfletojmë dokumentacionin e kësaj procedure do të dalë në pah edhe abuzimi i realizuar nga Arben Gjata. Kështu, shikohet se në garë kanë marrë pjesë 19 pjesëmarrës, nga të cilët 11 kanë ofruar vlera më të ulëta sesa fituesi.

Shikohet se 2 pjesëmarrës ndërkohë kanë ofruar vlerë zero. Të dyja këto fakte nuk lënë dyshime se fituesi me shumë mundësi ka qenë i paracaktuar që në fillim. Por cili është fituesi i shpallur nga Arben Gjata?

Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve LTE CONSTRUCTION SHPK në pronësi të Ilir, Erjon dhe Artur Caushaj & "COLOMBO" SHPK në pronësi të Diana Laba. Ata fituan për vlerën 66,027,666 lekë të reja pa TVSH ose gati 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse krahasojmë këtë ofertë me vlerën më të ulët të ofruar nga firmat e tjera, shohim se ka një diferencë të madhe prej rreth 200 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Kuptohet qartësisht se një diferencë e tillë i shton shumë dyshimet për fitues të paracaktuar. Natyrisht është e qartë se edhe Arben Gjata ka përfituar valixhen e radhës plot me para.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit