Enea Karakaçi i OSHEE gostit motrën e Vilma Nushit me 600 milionë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.02.2024, 21:23

Vilma Nushi nuk ndalet. Edhe pse duket sikur për një periudhë kohe ndejti në heshtje duke mos marrë shumë tendera si më parë, tashmë ajo është rikthyer përsëri fuqishëm. Nëpërmjet kompanisë që me letra figuron në emër të motrës dhe kunatit të saj, Vilma Nushi ka kullufitur plot 600 milionë lekë të vjetra me TVSH nga Enea Karakaçi i OSHEE.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-78398-08-28-2023 dhe me objekt “Blerje kancelari për nevojat e OSHEE Group sh.a, OSSH sh.a, FSHU sh.a, FTL sh.a për një vit”. Fondi limit i tenderit është caktuar në vlerën 59,032,679 lekë të reja pa TVSH ose gati 620 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentet e kësaj procedure shikohet lehtësisht edh abuzimi. Kështu, vihet re se kanë marrë pjesë në tender vetëm tre firma. Nga këto, fituese është shpallur firma që ka dhënë ofertën më të lartë.

Bëhet fjalë për “Interlogistic” në pronësi të Edmond Hido, Endrit Hido, Besnik Nushi dhe Erjon Nushi. Firma e kunatit të Vilma Nushit ka ofruar 52,074,014 lekë të reja pa TVSH ose gati 600 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse do të krahasojmë këtë vlerë fituese me ofertën më të ulët do të shohim se është një diferencë e madhe prej gati 300 milionë lekësh me TVSH. Më një diferencë të tillë mes ofertave, kuptohet lehtë se sa e madhe ka qenë valixhja që Vilma Nushi ka lënë në duart e Enea Karakaçit. “Kapakun” këtij tenderi të dyshimtë ia vë fakti se vlera fituese është gati sa 90% e fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit