“Shtylla e tensionit në Pogradec ka një vit e thyer, mbahet vetëm nga telat e energjisë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2024, 22:47

Një shtyllë tensioni është rrëzuar në fshatin Gështenjas të Pogradecit duke u kthyer në rrezik potencial për sigurine e banorëve. Një elektricist nga Pogradeci ka denoncuar për JOQ Albania se shtylla e tensionit ka një vit që është e përthyer dhe mbahet vetëm nga telat e energjisë elektrike.

Ai shton se bëhet fjalë për një shtyllë të tensionit të mesëm, pra ka fuqi të konsiderueshme.

QYTETARI SHKRUAN:

Pershendetje joq! Dua te bej nje denoncim sot ne lidhje me punen e oshe , ashtu si e shikoni dhe ne foto behet fjal per 1 shtylle e cila ka me shume se nje vite qe eshte thyer dhe mbahet vetem nga telat e energjise, behet fjal per nje shtylle te tensionit te mesem e cila vazhdon sapo linja del nga kabina elektrike kjo do te thote se linja eshte e fuqishme , jam elektricist kam bere ankese por qe asnje reagim nga ana e oshe , kjo shtylle paraqet rrezik shum te madh vendodhja eshte ne fshatin Geshtenjas , Pogradec! Faleminderit nqs do e postoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit