Hajdutët e AKSHIT i japin 2.4 miliardë hajdutëve të Vodafone

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.02.2024, 20:57

Hajdutët e AKSHIT më në krye “shefen e madhe” Mirlinda Karçanaj, i kanë dhuruar plot 2.4 miliardë lekë hajdutëve të Vodafone në një tender tepër abuziv. Ironia është e bukur pasi paratë që AKSHI u vjedh shqiptarëve ia jep ca hajdutëve të tjerë që gjithashtu vjedhin shqiptarët. Me pak fjalë vjedhje e dyfishtë.

Bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-90649-12-12-2023 dhe ka si objekt “Shërbim konektiviteti Layer 2 me Microsoft Azure”. Fondi limit është llogaritur në vlerën 212,353,600 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.5 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Abuzimi duket që në momentin kur hapen letrat e tenderit. Vihet re se kanë marrë pjesë tre kompani në garë, nga të cilat ka fituar VODAFONE ndonëse ka dhënë shifrën më të lartë se gjithë garuesit e tjerë.

Vlera e ofruar prej tyre është në shifrën 198,612,384 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.4 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Përveçse ka dhënë ofertën më të lartë, Vodafone rezulton të ketë ofruar thuajse sa 94% e fondit limit të tenderit, çka i shton akoma më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Sidoqoftë diçka dihet me siguri: Shqiptarët po vidhen nga të gjitha anët dhe askush nuk po i mbron.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit