Kthehen pas paratë e dhuruara për TV Atdheu

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.02.2024, 09:39

Është ky mesazhi nga GoFundMe që i ka mbërritur në telefon sot të gjithëve atyre që vendosën të kontribuuonin për krijimin e TV Atdheut.

Mbi 3000£ ishte shuma e mbledhur nga qytetarët për krijimin e TVA.

Do u kthehen kontributet të gjithë atyre shqiptarëve të ndershëm e dashamirës që dhuruan një shumë të caktuar monetare e cila do të përdorej për krijimin e një televizioni të popullit, pa para publike tenderash klientelistë apo financimesh nga aktorë të qeverisë.

Vlera e GoFundMe prej 200,000£, të hapur nga JOQ Albania për krijimin e një televizioni për shqiptarët me para të ndershme nuk funksionon në Shqipëri, ku siç ndodh rëndom mediat përdoren si vegla të personave me pushtet e në funksionin e dytë, si fshesa për të pastruar paratë e pista të përftuara nga djersa e popullit.

Gazetaria e mirë mund të mbijetojë dhe të lulëzojë, vetëm duke qenë e pavarur si nga ana editoriale ashtu edhe nga ana financiare, gjë që në Shqipëri diçka e tillë deri më sot është e mohuar.

Duke qenë se ndjekja e një rruge të drejtë dhe të vështirë është thuajse e pamundur në Shqipëri, ashtu si për 14 vite me radhë, JOQ do të vazhdojë t’i rezistojë çdo oferte politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit