Veliaj nuk kursen as ushqimin e fëmijëve, shpërdoron 900 milionë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.03.2024, 21:26

Që Erion Veliaj është i paskrupullt këtë nuk e vë njeri në dyshim. Por që të shkonte deri aty sa të vidhte edhe me paratë e ushqimit të fëmijëve të çerdheve e kopshteve, vështire se mund të mendohej. Por ja që faktet flasin vetë.

Nëpërmjet një tenderi që mban numrin e referencës REF-89079-11-24-2023, Veliaj ka shpërdoruar plot 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje fruta dhe zarzavate” për një fond limit në vlerën 77,694,098 lekë të reja pa TVSH ose gati 930 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Tenderi është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë, një institucion ky në varësi të Bashkisë Tiranë. Nëse shikojmë dokumentacionin e kësaj procedure, bie në sy se firma që është shpallur fituese nuk ka patur ofertën më të ulët.

Përkundrazi, ka qenë një firmë tjetër e cila ka dhënë një ofertë më të ulët, prej gati 3 milionë lekë të vjetra me TVSH, më pak. Kuptohet se në një tender ushqimesh, një diferencë prej 3 milionë lekësh të vjetra nuk është aspak e vogël.

Gjithsesi kjo diferencë nuk është marrë në konsideratë dhe fituese është shpallur firma “AGRO -KONI” në pronësi të Ruzhdi Koni. Oferta fituese është në vlerën 72,947,297 lekë të reja pa TVSH ose gati 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Dyshimet për një tender abuziv shtohen më shumë kur shikohet se oferta fituese është sa 94% e fondit limit të tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit