Pasi miratoi bastet që do shkatërrojnë familjet, Rama pozon me priftin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.03.2024, 20:31

Bastet u rikthyen përsëri në Shqipëri pas kalimit të votimit në Kuvend pak ditë më parë. Ndonëse është shtuar nga pas fjala “online” ku gjoja pretendohet se nuk do të jetë më situata e mëparshme, në thelb do të jetë po e njëjta gjë.

Përsëri nëpër lagjet e Shqipërisë janë përshtatur apo rihapur ambiente për luajtjen e basteve. Këto ambiente do të bëhen përsëri një objekt shqetësues për qytetarët pasi jo vetëm do mbledhin mes lagjeve elementë kriminalë me të shkuar të dyshimtë, por do të shkatërrojnë përsëri familjet shqiptare si pak vite më parë.

Studime të shumta dhe statistikat kanë vërtetuar se bastet në Shqipëri kanë patur pasoja të tmerrshme në familjet shqiptare. Ndër pasojat më kryesore kanë qenë rritja e numrit të vrasjeve, vjedhjeve, sherreve, borxheve, divorceve etj të cilat kanë shkatërruar qindra familje. Pra pasojat jo vetëm nuk do të jenë individuale por edhe sociale.

Plagët e rënda sociale që ishin krijuar në Shqipëri prej pikave të basteve filluan të shuheshin pas vendimit të Ramës para disa vitesh për t’i mbyllur. Por në mënyrë të pakuptimtë u rikthyen përsëri.

Për çudinë më të madhe, askush nga pjesëtarët autoritarë të klerit fetar në Shqipëri nuk u dëgjua të thotë as një çerek fjale për këtë dramë të re që po u vjen familjeve shqiptare. Askush nuk foli as nga komuniteti mysliman, as nga komuniteti i krishterë për dëmin e madh që do sjellë rihapja e basteve në shkatërrimin e familjes. Fundja detyra e klerit fetar është të ndihmojë dhe të udhëzojë njerëzit që të ecin në rrugën e duhur të moralit dhe familjes, ashtu siç e kërkon Zoti. Por jo vetëm që kjo nuk ka ndodhur, por përkundrazi një ndër klerikët e njohur të besimit katolik, ka pozuar në foto me arkitektin e basteve, si pa gjë të keqe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit