“Ngjallet” Vilma Nushi, kap 105 MLN me ofertën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.03.2024, 22:07

Vilma Nushi pasi priti e priti mirë e mirë duket se ka filluar të zgjohet nga gjumi dhe të fitojë përsëri tendera të dyhsimtë. Në rastin më të fundit, nëpërmjet kompanisë që dikur ka qenë pronare dhe sot drejtohet me letra nga i nipi, Vilma Nushi ka kullufitur plot 105 milionë lekë të vjetra me TVSH ndonëse ofroi shifrën më të lartë.

Në fakt nuk është se kishte ndonjë konkurrencë reale pasi në tender rezulton se kanë marrë pjesë vetëm dy firma. Nga këto, tenderin siç pritej, e mori nipi i Vilmës edhe pse me shifrën më të lartë. Bëhet fjalë për procedurën që mban numrin e referencës REF-94842-02-08-2024 dhe ka si objekt “Blerje materiale stomatologjike për nevoja të KSU për vitin 2024”.

Fondi limit është caktuar në vlerën 9,980,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 120 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Tenderin e fitoi kompania TRIMED e cila me letra figuron në pronësi të Endrit Hido, Shani Peposhi dhe Gentiana Peshkatari, ku Endrit Hido është nipi i Vilma Nushit.

Kujtojmë se Vilma ka qenë pronare më parë e kësaj kompanie ndërsa së fundmi ia ka kaluar nipit. TRIMED fitoi për vlerën 8,765,678 lekë të reja pa TVSH ose rreth 105 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë rezulton të jetë sa 88% e fondit limit, duke shtuar dyshimet se fituesi dihej paraprakisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit