Pas tufave me presh, fermerët hedhin edhe kastravecët në kanale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 09:55

"Po na mbyt importi", këto janë fjalët më të zakonshme që dëgjon prej fermerëve vendas ditët e fundit.

Edhe pse në Tiranë, çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar, fermerët e serrave në Lushnjë-Fier dhe Berat po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes për shkak të çmimit të ulët me të cilin blihet prodhimi vendas.

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi këtë problematikët me tufat me presh të hedhura anës rrugës për shkak të çmimit të ulët. Por ky problem nuk është vetëm për preshin, por për të gjitha perimet e zarzavatet e prodhuara në Shqipëri.

Edhe në zonën e Samaticës në Berat, fermerët kanë hedhur në kanale kastravecët që nuk po shiten nga çmimi i ulët. Ata thonë se një kilogram kastravec, në pikat e pakicës në Tiranë, është shitur këto ditë nga 100-140 lekë, ndërsa ata vetë nuk mund të shesin më shumë se 30 lekë një kilogram.

“Ky çmim është shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram".

Sipas fermerëve, biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë për shkak të kushteve të motit por edhe tregut.

Gjatë vitit të kaluar, fermerët e serrave siguruan fitime të kënaqshëm pasi shitën me shumicë në fermë me 100 lekë kilogramin, domatet dhe kastravecët. Por këtë vit situata është ndryshe pasi prodhimi është më i mbarë dhe çmimet e eksporteve janë më të ulëta.

Ndryshe nga fermerët e Europës që subvencionohen menjëherë kur ka ndryshime në çmimin e tregut, fermerët shqiptar janë tërësisht të ekspozuar ndaj këtyre ndryshimeve dhe pa asnjë lloj mbështetje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit