E mori në makinë, 36-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën me probleme mendore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 11:21

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit pasi ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare.

I riu banues në Tiranë, ka futur në makinën e tij 21-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor dhe e ka ngacmuar seksualisht.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit