Itali/ Dokument identifikimi për të parë faqet pornografike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 15:13

Një rezolutë e publikuar në faqen e internetit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve (AgCom) në Itali, parashikon kërkimin e një dokumenti identifikues për aksesin në faqet me përmbajtje pornografike.

Rezoluta 61/24/CONS është pjesa e parë që mund të ndryshojë mënyrën se si aksesohet përmbajtja pornografike për të rriturit në Itali.

Massimiliano Capitanio, komisioneri i AgCom, e bën më të qartë kuptimin e këtij objektivi :

“Faqet për të rritur do të duhet të sigurohen (me të vërtetë) që përdoruesit e tyre janë mbi 18 vjeç”.

Në praktikë, pasi të përfundojë i gjithë procesi, sa herë që një përdorues dëshiron të hapë një faqe pornografike, ai do të duhet të konfirmojë moshën e tij me një mjet identifikimi. Klikimi klasik që tani kërkohet nga shumica e portaleve nuk do të jetë i mjaftueshëm.

Për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë me Italinë, duhet të shkojmë në Shtetet e Bashkuara. Në janar 2023, në Luiziana hyri në fuqi projektligji nr. 142, një dokument që përcakton se të gjitha faqet që kanë të paktën një të tretën e përmbajtjes pornografike janë të detyruara t'u kërkojnë përdoruesve të tyre një dokument identifikimi. Ky hap bëhet përmes shërbimit AllpassTrust dhe duke përdorur kredencialet, sistemi verifikon që viti i lindjes së përdoruesit përkon me moshën që kërkohet për të hyrë në faqen e caktuar. Në rastin specifik të AllpassTrust, ky verifikim duhet të ndodhë pa regjistruar asnjë të dhënë tjetër.

“Sistemi nuk identifikon se kush jeni, ku jetoni, në cilën pjesë të shtetit jeni, apo ndonjë informacion nga pajisja juaj ose ID-ja reale. I vetmi informacion që kërkohet është mosha”.

Sipas Capitanio, ky sistem mund të shtrihet edhe në lloje të tjera përmbajtjesh përveç atyre pornografike:

"Agcom do të vlerësojë gjithashtu shtrirjen e mundshme të kritereve për të gjitha llojet e përmbajtjeve dhe shërbimeve që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor ose moral të të miturve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit