Drejtoresha “showbiz“ e Veliajt që jepte tender për Qaton dhe Mollën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.03.2024, 19:58

Deborah Keçi, është një nga drejtoreshat me masë sigurie nga SPAK në Bashkinë Tiranë, e cila ka dhënë paratë e shqiptarëve si t’i kishte të sajat. Ajo është e njohur për shumë shqiptarë, pasi shpesh dilte në ekrane dhe fliste për sportin, çështjet e showbizit dhe për jetën e saj luksoze.

Deborah Keçi është ish-drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana dhe nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se ajo ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Deborah Keçi ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së.

SPAK ka vendosur që për të të caktojë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit