Atentat avokatit në Memaliaj, 36-vjeçari i del para makinës dhe qëllon me armë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2024, 10:00

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër i ka shpëtuar një atentati ditën e djeshme.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke lëvizur me makinë.

Avokati ka deklaruar se autori i kësaj ngjarje, 36-vjeçari Fatos Lamaj, nga fshati Anë Vjosë në Memaliaj, i ka zënë pritë për ta ekzekutuar, por ai i ka shpëtuar mrekullisht breshërisë së plumbave.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës pasi autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash.

Në këtë çështje avokati Zotaj ishte në palën mbrojtëse të të afërmit të autorit.

Pas ngjarjes, autori Fatos Lamaj është vetëdorëzuar në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit