Këngëtari i njohur, Gjeto Luca, ka folur për raportet e tij me Ingrid Gjonin, me të cilën ka bërë edhe disa bashkëpunime muzikore, që janë kthyer në hite.
I ftuar në emisionin "Vizioni i Pasdites", Luca tregoi se këngëtarja ia ka "nxirë jetën" me telefonatat e saj, veçanërisht kur ka një klip ose kur ka një projekt muzikor.
Më tej ai e cilësoi Gjonin si mjaft korrrekte dhe se kanë filluar bashkë të shkojnë nëpër dasma e koncerte.
Ai u shpreh:
Këngëtari nga Lezha tregoi edhe se si u njoh me Ingrid Gjonin, në mënyrë të pazakontë.
Sipas tij, ata u njohën në një dasmë në ishull, teksa Luca po performonte. Ai tregoi se se Ingridi nuk i kishte ndarë me telefonata, derisa gjeti edhe numrin e gruas së tij.