Arilena Ara u shpall fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH për këtë vit, mes polemikash të shumta. Teksa përflitej gjithandej se fituese ishte Elvana Gjata, kjo e fundit, sikurse dhe shumë fansa e mbështetës të saj, u zhgënjye tej mase me “disfatën” që pësoi.
Mirëpo, teksa Elvana thoshte se kënga e saj ishte më e klikuara në YouTube, shumë shpejt të gjitha këngët u fshinë nga kanali zyrtar i festivalit, për t'u hedhur vetëm disa ditë pas përfundimit të tij. Thuajse të gjitha këngët vihen re të jenë sërish në kanal, mes tyre mungon kënga e pretendentes numër një për fituese.
Një qytetar, i cili ka dashur të shkarkojë disa prej tyre në versionin mp3, pyet se pse po bëhet ky diferencim? Pse po përkëdhelet e po i shkohet sërish pas “avazit” “divës” shqiptare që u ofendua se nuk fitoi çmimin e madh për përfaqësimin e vendit tonë në Eurovizion?
Ai shkuan:
Prsh JOQ, si per t'i dhene me shume zjarr spekulimeve, RTSH prej disa ditesh i kishte fshire nga kanali zyrtar ne Youtube te gjitha kenget prezantuese (ato pa videoklip ne skene) dhe kete e di sepse doja te konvertoja ne mp3 disa video playback e jo nga live ne skene. Per cudi nuk ekzistonin me. Nderkohe para dy ditesh ka bere upload thuajse te gjitha kenget qe moren pjese ne festival por mungon nje kenge e rendesishme, ajo e Elvana Gjates. Nese te gjithe e mbajne mend, kenga prezantuese e Elvanes kishte marre miliona vieë ne krahasim me disa mijera te Arilenes, nderkohe tani as nuk e rihodhen fare. Nese i fshine gabimisht, perse nuk e rihodhen edhe kengen e Elvanes? Me siguri s'kishin si te justifikonin ato miliona vieë qe kishte marre Elvana ne publikimin e pare. RTSH duhet te perpiqet te gjeje nje pergjigje gjeniale per kete budallikun e radhes qe sapo bene”.