Duke qenë se shteti shqiptar nuk mundet t'i menaxhojë të gjitha ambientet e saj ose nuk ka të ardhura për t’i mbajtur sepse paratë e buxhetit i harxhon me tendera që nganjëherë janë me vlera shumë të larta, ai ka zgjedhur një rrugë tjetër atë të dhënies me qera të shumë ndërtesave apo zonave turistike.
Objekti i fundit që pritet të jepet me qira nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë është “Objekti i Marinës, Raguza e Parë”, Karaburun, Orikum, Vlorë, me sipërfaqe të përgjithshme 12 500 m2 nga ku sipërfaqe nën objekte është 889.6 m2 dhe sipërfaqe funksionale 11,610.4 m2 në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes”.
Kjo pronë shtetërore që i përket Ministrisë së Mbrojtjes do të jepet me qira për një afat 5-vjeçar dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 3.2 milonë lekë ( në muaj).
Edhe pse është një ndër zonat më turistike të vendit, shteti ynë nuk e shfrytëzon për projektet e saja dhe që mund të ishtë një ndihmë e madhe për atë komunitet, por siç ka bërë edhe disa zona të tjera turistike edhe këtë ka vendosur t'ia lërë në dorë privatit.
Por më interesant do të jetë fakti se kush do të arrijë të jetë personi apo kompania që do të marrë këtë zonë mjaft të vlefshme për turizëm. JOQ ALBANIA