Klubi ku striptistja u rrëzua keq nga tubi i kërcimit, nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi në lidhje me këtë ngjarje. Zëdhënësi i klubit të natës është shprehur se kërcimtarja është vetë përgjegjëse për atë që i ndodhi.
Kërcimtarja ekzotike Genea Sky u rrëzua nga një lartësi prej 4 metrash e gjysmë teksa po performonte në klubin për të rritur XTC Cabaret në Texas. Ngjarja ndodhi dotën e shtunë, më 8 shkurt.
Vajza përplasi fort kokën në tokë, por pa e kuptuar atë që i kishte ndodhur, vijoi të kërcente dhe të performonte twerk. Genea, si pasojë e rënies nga lartësia e madhe, përdrodhi një kycc, theu nofullën si dhe iu shaktërruan disa dhëmbë, ndërsa XTC Cabaret nuk po mban asnjë përgjegjësi për këtë ngjarje.
Eric Langan, i cili është pronar i klubit, është shprehur për TMZ se argëtueset, pra kërcimtaret, e zgjedhin vetë rutinën e tyre, duke nënkuptuar se askush nuk i kërkoi Geneas të ngjitej aq lartë dhe të bënte atë që bëri. Ai shtoi se kompania e tij nuk ka asnjë kontroll në lidhje me ushtrimet e kërcimit apo formën e tyre.
Më tej ai ka deklaruar se kompania e tij nuk ka asnjë plan të heqë nga XTC Cabaret tubat e gjatë ku performojnë kërcimtaret, edhe pse mund të ndihmojë ndopak financiarisht balerinën Genea, për atë që i ndodhi.
***
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania