Një grua u gjet e mbytur pranë foshnjes së saj në një dhomë hoteli në Gjermani. Në lidhje me këtë ngjarje një person është arrestuar dhe ai ndodhet në burgun e Neumünster.
Nëna 28-vjeçare u gjet pa jetë dhe pranë kishte foshnjen e saj në një dhomë hoteli në Rendsburg. Në pranga për këtë krim ka rënë 24- vjeçar.
Ky i ri e kishte sulmuar nënën e re edhe më parë dhe thuhet edhe se ishte lëshuar edhe një urdhër që ai mos t’i afrohej gruas. Emri i të riut nuk është bërë publik dhe as kombësia e tij.
Ai nuk kishte lidhje martesore me gruan që është gjetur e mbytur në dhomën e hotelit. Ende nuk është bërë e ditur nëse i riu që është në burg është babai i foshnjes.
Në Gjermani kjo ngjarje është cilësuar si akti i tmerrshëm që ndodhi në një dhomë hoteli.
***
Burimi: Bild| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA