Frika masive nga Koronavirusi, Kina merr vendimin drastik për kartmonedhat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.02.2020, 18:48

Kina po izolon dhe po dezinfekton edhe kartëmonedhat në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 1500 njerëz.

Banka Qendrore e Kinës u shpreh:

Kemi vendosur në përdorim dritë ultravjollcë ose temperaturë të lartë për të dezinfektuar kartëmonedhat kineze, juan, pastaj vendosin një vulë dhe ruajnë paratë nga shtatë deri në 14 ditë para se t’i rivendosin në qarkullim."

Virusi, i cili ka infektuar më shumë se 66,000 njerëz në Kinë dhe është përhapur në shumë vende të tjera, ka nxitur një dezinfektimin masiv të vendeve publike dhe minimizimin e kontaktit mes njerëzve.

Banka qendrore ka “lëshuar” katër miliardë juanë për provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të epidemisë, para festës së fundit të Vitit të Ri Lunar.

Farmacitë kanë shitur masivisht maska dhe solucione dezinfektuese dhe në institucione e zyra janë vendosur pako me facoleta dhe maska.

Fan Yifei, zëvendës guvernatori i bankës qendrore të Kinës, tha të shtunën se bankave u është kërkuar të ofrojnë kartëmonedha të reja për klientët kurdo që të jetë e mundur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, COVID-19 mund të përhapet përmes objekteve të kontaminuara përveç pikave dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me pacientët e infektuar.

Marrë nga: economictimes Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit