Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane një ditë më parë në komunën Vipiteno në Bolzano, pasi u kap me lëndë narkotike.
45-vjeçari u arrestua nga karabinierët orët e para të mëngjesit të së shtunës gjatë disa kontrolleve që po kryheshin me qëllim kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe parandalimin e vjedhjeve.
Shqiptari u kap me 8.5 kg kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinën që drejtonte me targa gjermane.
Pasi u ndalua nga policia për kontroll, shqiptari shfaqi shenja nervozizmi, gjë e cila bëri që karabinierët të kryenin kontroll më të imtësishëm në mjetin e tij.
Gjatë kontrollit të detajuar, karabinierët zbuluan një ndarje të pazakontë strukturore në vendin e pasagjerit.
Ata hoqën një mbulesë plastike që ishte vendosur posaçërisht, dhe poshtë saj zbuluan të fshehur lëndën narkotike.
45-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun e Bolzanos, ku drejtësia italiane do të japë verdiktin e saj ndaj tij.
Sipas mediave italiane, shqiptari rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë.
Burimi: Locaturi|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania