Vdekja tragjike e 17-vjeçares shqiptare në Itali, adoleshentja vuante nga ankthi dhe depresioni pas ndarjes me të dashurin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.02.2020, 09:56

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja tragjike e 17-vjeçares shqiptare Aurora Grazini.

E reja u gjet e pajetë nga prindërit në krevatin e dhomës së saj.

Raportohet se ajo kishte përjetuar shumë keq një ndarje nga i dashuri i saj, gjë e cila i kishte shkaktuar ankth, pagjumësi dhe depresion.

Sipas mediave italiane, të njohurit e saj kanë thënë se pas ndarjes nga i dashuri, Aurora e kishte humbur buzëqeshjen, oreksin dhe dëshirën për të shijuar jetën.

Shkaqet e vdekjes së adoleshentes shqiptare vijojnë të mbeten mister, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

17-vjeçarja kishte qenë disa ditë më parë në spitalin Belcolle me shenja gripi, por pas disa kontrolleve, ajo u dërgua në shtëpi.

Prokuroria dyshon se rasti i saj mund të jetë nënvlerësuar nga mjekët.

Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, dërgoi një grup specialistësh për kontroll klinik.

E reja ishte ankuar se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme shëndetësore, që i kishin shkaktuar humbje peshe.

Mbetet ende e paqartë nëse vdekja e saj ka të bëjë me sëmundjen që kishte, apo ka ardhur si pasojë e gripit.

Ajo ishte studente e kontabilitetit në shkollën "Carlo Alberto dalla Chiesa", dhe jetonte në një vilë të vogël në periferi të Montesiascone.

Rezultati përfundimtar i autopsisë do të zbulojë shkaqet e vërteta të vdekjes tragjike të 17-vjeçares shqiptare.

Burimi: Corriere|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit