Administratorit të klubit të Vllaznisë, Suad Lici, i është vendosur një sasi tritoli në makinë.
Fatmirësisht, Lici ka pikasur tritolin e vendosur në automjetin e tij dhe ka lajmëruar menjëherë policinë, duke shmangur kështu ndonjë tragjedi të mundshme.
Sasia e tritolit ndodhej poshtë automjetit të tij. Lici ka deklaruar më parë se është kërcënuar për shkak të punës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen "Ahmet Haxhia" në Shkodër, ku mjeti ishte parkuar në afërsi të stadiumit "Loro Boriçi".
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pritet mbërritja e ekspertëve nga Tirana për eksplozivët.