Skandalet në Gjirokastër duket se nuk kanë të ndalur.
Pas vendosjes së bustit të ekstremistit antishqiptar, Vasil Shahini, në qendër të fshatit Derviçan të Dropullit, Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar në komisariat katër anëtarë të shoqatës patriotike "Labëria", të cilët kishin vendosur të protestonin pranë bustit të vendosur në nderim të agjentit shqiptar të Greqisë.
Shoqata "Labëria" kishte planifikuar të zhvillohej një protestë paqësore përpara, ku do të mbahej një deklaratë para bustit.
Mirëpo kjo gjë duket se ka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë së Lleshit, e cila nuk ka lejuar përfaqësuesit e shoqatës patriotike të hyjnë në fshatin Derviçan, për arsye ende të panjohura.
Fax News raporton se banorët e Derviçanit janë përplasur me mediat, duke iu kërkuar të largohen nga fshati i tyre.
Më pas, policia ndaloi në rrugë anëtarët e shoqatës "Labëria" që vinin nga Gjirokastra, duke i shoqëruar për në komisariat.
Ende nuk ka një sqarim nga Policia e Gjirokastrës mbi arsyet pse u ndaluan dhe shoqëruan në komisariat katër përfaqësuesit e shoqatës patriotike.
Pas këtij akti të paprecedentë të policisë, ka reaguar edhe një prej përfaqësuesve të shoqatës, i cili ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Ai tha:
Kujtojmë këtu që një javë më parë, me vendim të Këshillit Bashkiak të Dropullit, u vendos busti i Vasil Shahinit në qendër të fshatit me minoritarë grekë.
Vasil Shahini u vra nga komunistët më 18 nëntor të vitit 1943. Ai akuzohej si "koka" e agjenturës greke në Shqipëri, që kishte qëllim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.
Ai ishte udhëheqësi dhe themeluesi i organizatës ekstremiste greke, "Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit", që shkurt quhej MAVI.