Familja nga Thumana jeton te të afërmit, kryefamiljari: Duam një kontejner për ditët e ftohta

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2020, 17:31

Thumana qe padiskutim një nga zonat më te prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, që la pasoja tragjike dhe mori 51 jetë. Madje, raportohet se ka ende familje të cilët kërkojnë kontejnerë për të kaluar netët e ftohta të dimrit.

Një ndër to është edhe familja Koleci, të cilët deri më tani kanë jetuar te banesat e të afërmve të tyre që nga nëntori tragjik.

Kryefamljari Nerim Koleci ka treguar detaje të tjera, ku thonë se ka edhe një vajzë të vogël 3 vjeç.

"Unë kam vajzën tre vjeç, edhe nusen dhe vetë. Aktualisht po jetoj një ditë te një mik, një ditë te një tjetër, kam ngelur në qiell të hapur", tha Nerim Koleci.

Ai tregon se ka aplikuar për bonus qiraje por nuk e ka marrë atë, dhe kërkesa e tij është e thjeshtë: një kontejnerë.

"Kam aplikuar për bonus qiraje, por nuk po e dimë. Del sot nuk del tre muaj. Nuk kam marrë asnjë ndihmë, vetëm nga një kishë këtu në Thumanë. I bëj thirrje ndonjë privati që të më sjellë një kontejner se nuk e di çfarë të bëj", tha Nerim Koleci.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit