Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët kanë dhunuar dhe kanë bërë për spital punonjësit e Policisë Bashkiake. Ata kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime dy punonjësve, të cilët kanë kërkuar që vëllezërve tu prishet muri rrethues i banesës.
Në pranga kanë rënë: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, ku i ati i dy vëllezërve ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij, dhe më pas dy djemtë i kanë goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.