Gjykata e Durrësit ka caktuar masën 'arrest me burg' për disa ish-zyrtarë të cilët akuzohen si përgjegjës për pasojat fatale që la tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Bëhet me dije se burg është kërkuar për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon.
Ky vendim është bërë me kërkesë të prokurorisë.
Përveç 4 emrave të përmendur më sipër, e njëjta masë është dhënë edhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.
Nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona. Mësohet se nga operacioni i policisë u lëshuan 17 urdhër-arreste.