Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi tentuan të fusin në vend mbetje të rrezikshme për shëndetin. Bëhet me dije se ata janë të gjithë banues në Vlorë dhe më poshtë gjeni emrat e tyre.
Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN Arber Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN. Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë – Administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1". Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë – Pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi"
Nga ana tjetër, disa detaje të forta kanë dalë në lidhje me ngjarjen. Mësohet se lënda e rrezikshme e amiantit ishte futur në disa fuçi të mëdha të zeza, me një logo të verdhë të cilësuar 'eni'.
Nga kërkimet rezulton se 'eni' është një kompani italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë.