Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Thumanë-Milot.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Nga përplasja mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës.
Një mjet i rastit ndaloi dhe drejtuesi doli për t'i dhënë ndihmë të lënduarit, por papritur u përplas nga një tjetër automjet.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz, ndërkohë ende nuk dihet identiteti i dy të lënduarve dhe nuk ka ende informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.